Një tretje e re mund të ndihmojë në parandalimin e ngjitjeve (adhezioneve) vdekjeprurëse që pasojnë pas operacioneve në zemër, tregon hulumtimi i ri.
Hulumtuesit e kanë krijuar një xhel të ri për ta aplikuar në indet e dëmtuara të zemrës, i cili mund ta parandalojnë formimin e shiritave fibroze, sipas një studimi të publikuar ditë më parë në Nature Biomedical Engineering, transmeton Koha Ditore.
Këto formacione, ose ngjitje, mund t’i lidhin organet e brendshme dhe indet që mund të çojnë në vdekje.
“Dallimi midis asaj që e pamë pas përdorimit të xhelit dhe asaj që zakonisht e shohim pas operacionit ishte drastike,” tha Joseph Woo, studiues në Universitetin Stanford dhe autor i studimit, në një njoftim për media.
Rreth 95 për qind e operacioneve rezultojnë në ngjitje, disa prej të cilave mund të shkaktojnë bllokime vdekjeprurëse duke i konturuar dhe shtrydhur zorrët. Ngjitjet e tjera mund të çojnë në infertilitet.