Ka 12 vite që merret me muzikë dhe nuk ndalet. Xhela Abazi në një bisedë për InfraRed të gazetë KOHA tregon mbi karrierën e tij dhe planet që po bën gati për këtë vit
KOHA: Muzika live zë vend gjithmonë në repertorin tuaj, është privilegj apo obligim ndaj publikut?
Natyrisht që është privilegj dhe obligim ndaj publikut, me thënë të drejtën edhe me CD nuk di si të qëndroj në skenë.
KOHA: Të rejat që je duke bërë gati për këtë vit si befasi për fansat?
Duke mos e harruar vitin e kaluar që ka qenë shumë i suksesshëm edhe këtë vit do jem me shumë projekte të reja dhe bashkëpunime, si dhe i angazhuar në shumë evente e ahengje familjare si dhe klube të ndryshme.
KOHA: Këndoni edhe nëpër dasma e ahengje familjare, Ku e shihni veten më mirë?
Kudo që performoj ndihem rehat dhe i kënaqur, po dasmat në përgjithësi se je personi i zgjedhur prej tyre në natën më unike të jetës duke të besuar punën.
KOHA: Skena muzikore kohëve të fundit ka dalë nga kontrolli, ku e gjen veten ti?
Për artistët që performojnë live kurrë nuk del prej kontrolle muzika.
KOHA: Po tallava a këndon?
Po nëse kërkohet.
KOHA: Repertori që e kultivon më së shumti?
Populloren e bëj më me qejf.
KOHA: Si nis një ditë e jotja dhe si mbaron një 24 orësh?
Zakonisht gati se 20 orë jam me familjen dhe fëmijët, të tjerat i kaloj në ndonjë kafe ose studio.
KOHA: Sa vite i ke bë në skenë dhe sa projekte numëron?
Në mënyrë profesionale mbi 12 vite.
KOHA: Kush është Xhela jashtë skenës, për gjithë ata që nuk e njohin?
Xhela jashtë skenës muzikore është i përkushtuar shumë ndaj familjes dhe rrethit e shoqërisë time.