Sulmuesi boshnjak Edin Xheko do të vazhdojë të veshë fanellën e Romës deri në vitin 2022. Roma ka konfirmuar se Xheko sot ka nënshkruar kontratën e re me klubin, duke hedhur poshtë kështu spekulimet për një largim të tij nga Olimpico, transmeton Koha.net, përcjellë gazeta KOHA.
“Aventura vazhdon. Edin Xheko ka nënshkruar kontratë të re me AS Romën”, thuhet në konfirmimin e klubit italian.
Kujtojmë se Xheko është lidhur me një kalim tek Interi në këtë afat kalimtar.