Futbollisti boshnjak Edin Xheko mund të rikthehet në Premier Ligë pas dy sezonesh në Serinë A me Romën. Mediat britanike bëjnë me dije se skuadra kampione e Çellsit po mendon të rikthejë në Angli sulmuesin 31-vjeçar. Trajneri Antonio Konte beson se boshnjaku është njeriu i duhur për sulmin e “bluve” të Londrës, ndaj janë gati të marrin shtatlartin 1.93 metra i gjatë.
Xheko vlerësohet 25 milionë euro dhe mund të vijë në Londër që në merkaton e dimrit, duke parë se Çellsi është në kërkim të një sulmuesi, pasi Miçy Batshuaji nuk po bind në atë rol dhe pritet të largohet. Problem mbetet Roma, që nuk kërkon të heqë dorë kollaj nga sulmuesi kryesor. Kujtojmë, Xheko ka luajtur në Angli në sezonet 2011-2016 me skuadrën e Mançester Sitit.