Edin Xheko e ka shprehur vullnetin e tij për t’u larguar nga Roma, me destinacion Interin, por është klubi zikaltër që po vonon nënshkrimin me sulmuesin boshnjak, duke qenë se duhet gjetur akordi me Romën. Gjithsesi Xheko është i qetë dhe vijon normalisht pushimet e tij.
Ka mjaftuar një foto në Instagram, për të ndezur më shumë zjarrin e lajmeve të merkatos: Xheko po pushon në të njëjtin vend me Perisic dhe nuk ka nguruar të ndajë një foto me fansat, së bashku me lojtarin e Interit.
Çështja Barella ka tensionuar së tepërmi marrëdhëniet Roma-Inter dhe Xheko po mbahet peng, teksa klubi roman kërkon 20 mln euro për kartonin e sulmuesit 33- vjeçar, por Inter nuk ka ofruar më shumë se 10 milionë.