Interi i ka vazhduar negociatat me Romën për sulmuesin Edin Xheko, me shpresën se do të realizohet ky kalim për 15 milionë euro. Pjesë marrëveshjes sipas medieve italiane, mund të jetë edhe ndonjëri nga lojtarët e Interit, në drejtim të Romës, transmeton “Sporti në KTV”, përcjellë gazeta Koha.
Sipas Sportitalia dhe Calciomercato.it, të dy klubet duan që marrëveshja të përfundojë sa më shpejt, edhe pse Roma fillimisht kishte kërkuar 20 milionë euro për sulmuesin boshnjak.