Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot, në pajtim me afatet e caktuara me Kodin zgjedhor, e nënshkroi Aktvendimin për shpallje të Zgjedhjeve lokale për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit për më 15 tetor 2017.
“Sipas dispozitave ligjore, zgjedhjet lokale do të mbahen më 15 tetor (e diel) viti 2017. Vendimi për shpallje të zgjedhjeve është dorëzuar deri te organi për zbatim të zgjedhjeve, Komisioni shtetëror zgjedhor i Republikës së Maqedonisë. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor, që në periudhën para ditës së zgjedhjeve dhe në vetë ditën e zgjedhjeve, të sillen në pajtim me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore, ndërsa institucionet kompetente të sigurojnë që gjithë procesi zgjedhor dhe vetë dita zgjedhore të vijojnë në atmosferë të qetë, korrekte dhe demokratike, ashtu siç meritojnë qytetarët e respektuar e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Xhaferi pas nënshkrimit të Aktvendimit në Kabinetin e tij. Meqë fushata zgjedhore do të fillojë 20 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, Xhaferi kumtoi se në atë periudhë Parlamenti do të punojë, por nuk do të ketë seanca plenare.
“Kjo është kështu me qëllim që deputetët të kenë mundësi t’i përkushtohen tërësisht fushatës, ndërsa në të njëjtën kohë të evitohet mundësia që seancat zgjedhore të shndërrohen në fushatë parazgjedhore”, tha kryetari i Kuvendit të RM-së. Në pyetjen gazetareske u përgjigj se opinioni do të jetë në mënyrë përkatëse i njoftuar për vazhdimin e seancës së filluar kuvendore për shkarkimin e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë. Marko Zvërlevski.
Në pyetjen nëse deri në fillim të fushatës zgjedhore (gjegjësisht 20 ditë para ditës së zgjedhjeve) do të gjendet edhe gjuha për gjuhët në rend dite të Kuvendit, Xhaferi u përgjigj se nuk ka pengesa për zbatimin e procedurave konform Rregullores. “Të gjitha aktet që kanë arritur dhe që do të arrijnë në afat përkatës në Kuvend, deri në fillim të fushatës parazgjedhore, nuk ka pengesa që të zbatohet procedura përkatëse në kontekst të asaj që është nënshkruar me Rregulloren”, tha kryetari i Kuvendit.