Britania e Madhe duhet të mësojë të jetojë me Kovid-19 sepse sëmundja mund të na qëndrojë përgjithmonë, deklaroi sot ministri britanik i Shëndetësisë, Saxhid Xhavid, në kohën kur vendi po përgatitet për heqjen e shumicës së masave kufizuese.
Duhet të mësojmë të jetojmë me të. Për fat të keq, njerëzit po vdesin edhe nga gripi: në një vit të vështirë me grip, fatkeqësisht mund të humbni rreth 20,000 jetë, por kjo është arsyeja pse ne nuk po e mbyllim të gjithë vendin”, tha Xhavid për “Skaj Njuz”.
“kovid nuk do të largohet. Ai do të jetë me ne për shumë, shumë vite, ndoshta përgjithmonë, dhe ne duhet të mësojmë të jetojmë me të. Unë mendoj se ne jemi liderë në Evropë në tranzicionin nga pandemia në endemike dhe ne po udhëheqim rrugën për t’i treguar botës se si të jetohet me kovid-19”, shtoi ministri.
Kryeministri britanik Boris Xhonson paralajmëroi dje se javën e ardhshme do të heqë shumicën e masave kufizuese të vendosura për të kontrolluar llojin omikron të koronavirusit në Angli dhe se në mars planifikon të heqë izolimin për personat që ishin pozitivë për virusin.
Nga 27 janari, mbajtja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme, nuk do të rekomandohet më zyrtarisht të punosh nga shtëpia, ndërsa kovid certifikaat nuk do të kërkohen më për hyrje në klubet e natës dhe disa tubime më të mëdha, tha lideri konservator në parlament.
“Duke pasur parasysh faktin që kovidi po bëhet një sëmundje endemike, ne duhet t’i zëvendësojmë detyrimet ligjore me udhëzime dhe rekomandime”, tha Xhonson.