Marko Xhampaolo u emërua në stolin e Milanit në korrik, por aventura e tij me kuqezinjtë zgjati vetëm 3 muaj, pasi në tetor u shkarkua dhe shkak për këtë u bënë rezultatet negative të arritura.
Nga tetori tekniku italian është I papunë, dhe është në kërkim të një skuadre tjetër, për të ushtruar profesionin e tij. Mediat e italiane e kanë lidhur shpesh herë emrin e Xhampaolos me skuadra të ndryshe, por nuk ka ndodhur diçka konkrete.
Megjithatë pas lajmeve të fundit, 52-vjeçari është prjektuar në stolin e Udinezes për sezonin e ardhshëm. Bardhezinjtë kanë konfirmuar deri në fund të sezonit Luka Gotin, dhe më pas do t’i besojnë drejtimin ish-teknikut të Milanit.