Xhaketa e Patrick Swayze shitet për 62.500 dollarë (FOTO)

46

Xhaketa e lëkurës që aktori i njohur Patrick Swayze veshi në filmin Dirty Dancing u shit për 62 500 dollarë në një ankand të mbajtur dje nga shtëpia e ankandeve Julienne, nga një koleksionist i Hollivudit që u prezantua thjesht me emrin Glenn. Xhaketa bashkë me sende të tjera të Patrick, si tavolina e sërfit e Point Break, këmisha dhe këpucët e veshura në filmin Ghost, Çertifikata e nominimit të Patrick Sëayze për Golden Globe, u nxorën në shitje nga bashkëshortja e tij Lisa Niemi. Ajo tha se ka qenë mjaft e dyzuar nëse duhej të nxirrte në shitje kujtimet e të shoqit. “Jam një grua me fat që kisha një burrë që më ka dashur kaq shumë si Patrick”, ka thënë Lisa.

Ankandi u zhvillua edhe pse u kundërshtua fuqishëm nga mbesa e Swayze, Danielle, shkruan BBC. “Bëhet fjalë për kujtime familjare. Është një shuplakë në fytyrë për atë që shet këto kujtime të çmuara”, u shpreh ajo për shtypin. I nominuar tre herë për çmimin Golden Globe, Patrick Swayze vdiq në vitin 2009. Ai u bë i famshëm në vitin 1987, kur interpretoi instruktorin e kërcimit Johnny Castle, në filmin “Dirty Dancing”. Swayze ishte gjithashtu një këngëtar hiti i të cilit “She ‘s like a Wind”, u rendit në krye të klasifikimeve për shumë kohë. Aktori, balerini dhe këngëtari u martua me dashurinë e jetës së tij, Lisa Niemi, të cilën e takoi kur ishte vetëm 16 vjeç. Së bashku ata do të bëheshin një nga çiftet më të respektuara dhe më të admiruara të Hollivudit. Patrick Swayze vdiq në 2009 në moshën 57-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Comments are closed.