Ndeshja ndërmjet kampiones në fuqi të Evropës, Portugalisë dhe Zvicrës, që luhet në Lisbonë, është e fundit e ciklit eliminator për “Rusia 2018” dhe pritet të vendosë për lideren e grupit, e cila siguron direkt pjesëmarrjen në Botëror. Zvicra aktualisht mban vendin e parë me 24 pikë, ka fituar të gjitha tetë ndeshjet, kurse Portugalia është e dyta me 21 pikë në Grupin B. “Pse duhet të fitoj Zvicra? Sepse ne kemi mjaft klasa dhe vetëbesim në ekip. Ne kemi respekt, natyrisht, por nuk kemi frikë nga kampioni i Evropës”, ka deklaruar Xhaka për Blick. Në ndeshjen e parë Zvicra e kishte mposhtur Portugalinë, e cila ishte pa yllin e saj, Cristiano Ronaldon. “Do të jetë një lojë e ndryshme sesa në ndeshjen e parë. Nëse e humbisni ndeshjen tuaj të parë si kampion evropian, ju e dini se çfarë do të ndodhë me ju. Cristiano Ronaldo nuk ishte në takimin e parë. Portugalia me Ronaldon është ndryshe”, ka theksuar ylli i Arsenalit. Xhaka shpreson gjithashtu që ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, të marrë një karton të verdhë në ndeshjen kundër Andorrës të shtunën dhe të mungojë kundër Zvicrës tri ditë më vonë. Këtë dëshirë e ka shprehur të enjten mesfushori i Arsenalit në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Blick”. Ndeshja ndërmjet kampiones në fuqi të Evropës, Portugalisë dhe Zvicrës, që luhet në Lisbonë, është e fundit e ciklit eliminator për “Rusia 2018” dhe pritet të vendosë për lideren e grupit, e cila siguron direkt pjesëmarrjen në Botëror. Vendi i dytë në grup siguron ndeshjet e barazhit, transmeton Koha Ditore. Zvicra aktualisht mban vendin e parë me 24 pikë, ka fituar të gjitha tetë ndeshjet, kurse Portugalia është e dyta me 21 pikë në Grupin B. Ka fituar shtatë ndeshje dhe ka humbur atë kundër Zvicrës. Por, para se të përballen me njëra-tjetrën, Zvicra dhe Portugalia të shtunën do të kenë edhe nga një ndeshje.