Që kur u transferua nga Borussia Monchengladbach për 40.5 milionë funta në vitin 2016, mesfushori Granit Xhaka ka qenë njëri lojtarët më të rëndësishëm në Arsenal, pavarësisht se a ishte Arsene Wenger në karrigen e trajnerit apo Unai Emery. Granit Xhaka ka munguar në ndeshjet e fundit të Arsenalit për shkak të një problemi në ijë, mirëpo përfaqësuesi i Kombëtares së Zvicrës pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së enjtes kundër Napolit në Europa Ligë.
Në një intervistë me CalcioNapoli24, Mario Cenolli, i cili përshkruhet si njëri ndër menaxherët e Xhakës, sqaroi se mesfushori kishte pasur mundësi të luante pikërisht për Napolin, mirëpo në fund ishte vendosur që ai të shitet në Arsenal.
“Graniti është duke bërë punë të mirë në Arsenal, ai është përshtatur mirë në Londër. Megjithatë, në futboll nuk mund t’i parashikosh asnjëherë gjërat e tilla”.
Xhaka e rinovoi kontratën e tij me klubin londinez në qershor të vitit të kaluar dhe ai është e vlefshme deri në fund të qershorit të vitit 2023. Transfermarkt shfaq se vlera e Xhakës në treg për momentin është 50 milionë euro.
Mesfushori me origjinë shqiptare i ka bërë 32 paraqitje për Arsenalin këtë sezon. Gjatë këtyre ndeshjeve, ai i ka shënuar katër gola dhe i ka bërë tri asiste.