Pas përfundimit të pjesës së parë në ndeshjen Everton-Arsenal ka shpërthyer një sherr mes lojtarëve të të dyja skuadrave. Në momentin që po shkonin në dhomat e zhveshjeve Mesut Ozil i Arsenalit u përplas me Lennon të Evertonit. Kurse, edhe Granit Xhaka u fut në këtë zënkë me një nga lojtarët kundërshtarë, por u ndal nga shokët e skuadrës dhe stafi i Evertonit.