Javët e fundit nuk ishin edhe aq të mira për Granit Xhakën në Premier League. Sidoqoftë, futbollisti që njihet për karakter të fortë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, ka treguar kujdes të veçantë për një fëmijë që vuan nga sindromi Doën. Në ditëlindjen e shtatë, Xhaka i ka dhuruar Julian’it një komplet të veshjeve të Arsenalit. “Është gjithmonë kënaqësi të bëj të lumtur fansat e mi, prej kohëve të vjetra. Shpresoj të kesh pasur një ditëlindje të mrekullueshme. Të gjitha të mirat për ty Julian”, ka shkruar Xhaka në rrjete sociale.