Granit Xhaka është një nga lojtarët më të mirë të Arsenal në këtë sezon, por kjo nuk do të thotë se është pefekt. Ylli i Zvicrës është në fushë nga minuta e parë sot në ndeshjen e Arsenal ndaj Burnley dhe është shfaqur protagonist për keq.
Mesfushori gaboi një pasim të thjeshtë në zonë, duke e përplasur topin te kundërshtari dhe i dhënë barazimin skuadrës së Burnley, pasi londinezët kishin shënuar më parë me Aubameyang.
Moment fatkeq për mesfushorin, por nuk është i vetmi në aventurën e tij te Arsenal. Që nga fillimi i sezonit 2016-17 Xhaka ka bërë plot 8 gabime në zonë, që janë finalizuar me gol, se çdo lojtar tjetër në Premier League gjatë kësj periudhe.
Xhaka, you good bro? 🤔 pic.twitter.com/ATTubNO4JK
— Gol Di Tottenham (@GolDiTottenham) March 6, 2021