Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka sot ka shënuar një ndër golat më të bukur të këtij sezoni në Premier Ligë ndaj Crystal Palacet, megjithatë ishte i pamjaftueshëm për të arkëtuar pikët e plota.
Pas 11 ndeshjeve radhazi duke fituar Arsenali u ndal sot në barazimin 2 me 2 në udhëtim te Crystali, transmeton Koha.net. E këtë barazim duket se nuk e ka përjetuar mirë Xhaka.
“Ishte një përfundim i vështirë, dhe të dhemb kur nuk fiton. Do të punojmë që të jemi gati për ndeshjen e radhës. Faleminderit për mbështetjen e sotme ‘Topçinj’”, ka shkruar Xhaka në Instagram.
https://www.youtube.com/watch?v=U13Xl8lWaIg