Granit Xhaka ishte një ndër futbollistët më të mirë në barazimin e Arsenalit kundër Chelsea me rezultat 2:2. Xhaka deklaroi pas ndeshjes se ekipi tregoi karakter të madh se askush tani nuk duhet të merret me ne, shkruan Insporti.com, transmeton gazeta Koha.
Ish kapiteni i Arsenalit, Xhaka për televizionin anglez “BT Sport” deklaroi se është krenar dhe se treguan shpirt të madh.
“Ne kemi luajtur shumë mirë pas kartonit të kuq. Ishte shumë vështirë, por treguam shpirt të shkëlqyeshëm ekipor. Ne po flisnim në pushim që mund ta bëjmë atë dhe u kthyem dy herë nga disavantazhi, kështu që jam shumë krenar për këtë ekip. Pas kësaj loje askush nuk do të duhet të flasë për ne. Ne treguam një karakter të madh. Shumë njerëz thonë se nuk kemi karakter në ekip, kështu që pas kësaj loje, ne treguam se kemi”, përfundoi mesfushori shqiptar.
Golat për Chelsea i shënuan Jorginho nga penalltia dhe Cesar Azpilicueta, ndërsa për Arsenal Gabriell Martinelli dhe Hector Bellerin.
Arsenali nga minuta e 26-të mbeti me një futbollist më pak, pasi David Luiz u ndëshkua me karton të kuq.
Me këtë barazim, Arsenali renditet në pozitën e 10-të në Premier Ligë me 30 pikë, ndërsa Chelsea në pozitën e katërt me 40 pikë.