Shkup, 10 shtator – Vazhdimi i aktivitetitit të komisionit parlamentar dhe seancës plenare për Ligjin e Prokurorisë Publike si dhe caktimi i seancës parlamentare për shkarkimin e prokurores speciale Katica Janeva do të varet nga rezultati i takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Zoran Zaev dhe kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski. Këtë e ka bërë të ditur sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili ka reikujtuar se afatii fundit është deri më 15 shtator.
Ai ka thënë se nëse ka marrëveshje gjatë takimit të sotshëm, atëherë seancat mund të caktohen për nesër. “Kuvend u jep mundësi liderëve për të arritur zgjidhje përfundimtare të pranueshme për të gjitha palët. Në çdo rast, ne do të presim që bisedimet të përfundojnë mosmarrëveshjet”, ka deklaruar Xhaferi.