Shkup, 8 dhjetor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi u dërgoi urim anëtarëve të Sinodit të shenjtë arkierik të Kishës ortodokse të Maqedonisë dhe të gjithë pjesëtarëve të religjionit ortodoks me rastin e 8 Dhjetorit, festës së shën Klimentit të Ohrit.
Dituria, iluminizmi dhe arsimimi i mendjes, qëndron në urim, ishin udhërrëfyes për shën Klimentin e Ohrit i cili punoi në mënyrë të palodhshme në vazhdimin e misionit të të shenjtëve Cirili e Metodi, në krijimin e Shkollës letrare të Ohrit dhe Arqipeshkvisë së Ohrit, ndërkaq jo më pak e vlefshme për t’u shënuar është edhe veprimtaria e tij përkthyese.
“Ai besonte se vetëm ashtu mund ta shprehë dashurinë e tij për njerëzimin dhe të japë kontribut në fisnikërimin e njerëzisë. Qytetarë të nderuar, Ju dëshiroj ditë të këndshme festive, të përmbushur me qetësi shpirtërore dhe ngrohtësi familjare, me besim dhe shpresë se të gjithë e dimë se si të respektohemi në mënyrë të ndërsjelltë, duam dhe mund të jemi njerëz më të mirë, qytetarë të vlefshëm për komunitetin dhe shembull i shkëlqyeshëm për rajonin dhe botën”, ceket në urimin e Xhaferit.