Shkup, 22 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit.
“Sot është ditë e rëndësishme në Maqedoni dhe kuptohet për të gjithë shqiptarët gjithkund në botë. Ditë kur para saktë 110 vjetëve, në Kongresin e Manastirit u arrit unifikimi i alfabetit me të cilin do të shkruajnë, lexojnë dhe flasin të gjithë shqiptarët dhe kjo ka ndihmuar në ngritjen e kulturës shqiptare dhe arsimimin në një shkallë më lartë, megjithatë ka qenë edhe udhëkryqi, në të cilin gjithë potenciali intelektual i shqiptarëve i tubuar në Manastir, duke i drejtuar sytë drejt perëndimit e zgjodhi rrugën e progresit. Edhe sot, dielli për të gjithë ne që jetojmë në këtë nënqiell, lind në Perëndim”, thotë Xhaferi në urim.
Xhaferi sonte do të mbajë fjalim në kremtimin me rastin e Ditës së Alfabetit që do të mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup.