Xhaferi u takua me presidentin shqiptar Meta

Shkup, 12 maj – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim bilateral me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i cili paraprakisht mori pjesë në inaugurimin solemn të presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, njofton Koha.mk

Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, në fillim të takimit, Xhaferi e falënderoi presidentin Meta për prezencën në këtë seancë solemne, në këtë ditë të madhe për vendin tonë, në të cilën shënohet suksesi i Presidentit të sapozgjedhur të Republikës, Stevo Pendarovski pas procesit zgjedhor që përfundoi më 5 maj të vitit 2019, me çka ai u zgjodh Presidenti i pestë i vendit.

Presidenti Meta, falënderoi për ftesën dhe shprehu kënaqësi për zgjedhjet presidenciale të suksesshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa Presidentit të ri të shtetit i uroi sukses në përmbushjen e detyrë së tij të rëndësishme.

Të dy bashkëbiseduesit ishin të njëzëri në raport me vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyera në të gjitha nivelet edhe në të ardhme, dhe se pret që së bashku me Republikën e Maqedonisë së Veriut të marrin datë konkrete për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në qershor këtë vit. (koha.mk)