Shkup, 25 maj – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Serbisë u takua me nënkryetarin e Kuvendit popullor të Republikës së Serbisë, Vladimri Marinkoviq.
Në takim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të grupeve të deputetëve për bashkëpunim të dy shteteve.
Nga Kabineti i Xhaferit kumtuan se takimi është zhvilluar në atmosferë miqësore, që tregon në afërsinë dhe lidhjet e afërta të dy vendeve fqinje të cilët kanë pasur të kaluar të përbashkët në historinë e afërt.
Bashkëbiseduesit kanë konstatuar bashkërisht se ekziston dëshira për bashkëpunim të ndërsjellë dhe shfrytëzim të të gjitha potencialeve dhe resurseve për avancim të vazhdueshëm të marrëdhënieve të ndërsjella të dy vendeve fqinje, me çka do të inkurajohej dhe do të nxit prosperiteti i dy shteteve, megjithatë edhe të rajonit.
Nga Kabineti i Xhaferit theksojnë batë e mirë për nxitje të këtij qëllimi është vazhdimi i praktikës së mbajtjes së seancës së përbashkët të dy qeverive, në të vilat do të shqyrtohet çështje që janë në interes për zhvillim të dy vendeve.
Xhaferi theksoi se dy vendet duhet të promovojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe të paraqiten bashkë atje ku kanë prioritetet të njëjta, siç është anëtarësimi në BE dhe bashkë apelojnë para palëve të treta për tërheqje të investimeve për progresin e rajonit.
Xhaferi është takuar edhe me kryetaren e Unionit internacional, Gabriela Kuevas Baron, e cila ka qenë në Beograd në kuadër të Seminarit rajonal të IPU me temë “Bashkëpunimi parlamentar për zhvillim të qëndrueshëm: Luftë kundër varfërisë dhe avancimit të shëndetësisë”.
Xhaferi ka marrë pjesë në hapjen e seminarit, në të cilin kanë qenë të pranueshëm edhe deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, Ai e ka informuar Baronin për hapat e ndërmarra në Kuvend në drejtim të përmirësimit të përfaqësimit të grave në politikë dhe për rezultatin konkret nga këto hapa, respektivisht arritje e 40 për qind të përfaqësimit.
Në fund të vizitës zyrtare në republikën e Serbisë, Xhaferi e ka vizituar Preshevën, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Shqiprim Arifi, kryetari i këshillit komunal, Sami Salihu dhe gjithë udhëheqësia komunale.
Në takim Xhaferi i ka informuar bashkëbiseduesit për të dhënat më të reja në lidhje me nismën për hapjen e vendkalimit kufitar Miratovc -Llojanë, që është nevojë thelbësore e popullatës lokale nga dy anët e kufirit. Kryetari Arifi e informoi Xhaferin për bashkëpunimin ndërkufitar të Komunës së Preshevës dhe disa komuna nga Maqedonia me të cilat bashkëpunojnë edhe paraqiten bashkërisht për zhvillim të fondene IPARD.
Krahas takimeve të mbajtura, Xhaferi ka dhënë intervistë edhe për disa media serbe, me çka e përfundoi vizitën zyrtare në Republikën e Serbisë.