Shkup, 23 mars – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Delegacionin e Grupit të Partisë Popullore Evropiane në Parlamentin Evropian të udhëhequr nga eurodeputeti Andrej Kovaçev, i shoqëruar nga eurodeputetët Alojz Peterle dhe Tune Kelam.
Xhaferi në takim u ka uruar mirëseardhje eurodeputetëve, vizita e të cilëve vjen në vigjilje të ngjarjeve që i paraprijnë Republikës së Maqedonisë dhe e konstatoi interesin e rritur të institucioneve evropiane, me të cilën ndihmë u caktua udhërrëfyesi ku dhe si do të lëvizin institucionet shtetërore në të ardhmen.
Ai u shpreh i kënaqur nga fakti që në Parlamentin Evropian është ripërtërirë grupi joformal “Miqtë e Republikës së Maqedonisë“, i cili me veprimin e vet duhet të kontribuojë për dukshmërinë e rritur të vendit dhe rrugën e tij drejt BE-së. Për të përshëndetur është edhe prioriteti në Programin e Treshit për procesin e zgjerimit, në të cilën shihet si investim strategjik për paqen, demokracinë, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin në Evropë dhe angazhimet për përparimin e eurointegrimeve dhe vlerësimin e rezultateve të arritura të secilit vend veçmas.
Ka theksuar se vlerësohet fakti që Komiteti i Përzier Parlamentar – RM dhe BE, në mbledhjen e vet të fundit në shkurt 2018 në Strasburg, në rekomandimet e tij të fundit e përsëriti qëndrimin e vet se kontesti me emrin nuk duhet të jetë pengesë për fillimin e negociatave aderuese me BE-në, edhe pse duhet të zgjidhet sa është e mundur më shpejtë.
Siç kumtoi pres shërbimi kuvendor, eurodeputeti Kovaçev shprehi falënderim për mikpritjen dhe theksoi se po ndihet energjia pozitive në Republikën e Maqedonisë dhe se Partia Popullore Evropiane i mbështeti përpjekjet e partive si motra në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Greqisë ta shqyrtojnë dritaren e mundësive dhe të kontribuojnë në përpjekjet për tejkalimin e kontestit me emrin.
Ai, gjithashtu, ka nënvizuar se Republika e Maqedonisë mjaft gjatë ka pritur në dhomën e pritjes së BE-së nga viti 2005 dhe se me hapat pozitive për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta ndërmjet qeverive, pret zhvillim pozitiv të ngjarjeve edhe pas Samitit në maj 2018 në Sofje, pritet të dërgohen sinjale pozitive edhe për Republikën e Maqedonisë.
“Kovaçev potencoi se udhëheqësi në fillim dhe udhëheqësi në fund të negociatave për anëtarësim në BE varet individualisht nga secili vend dhe se nga Republika e Maqedonisë dhe nga përpjekjet që do t’i jap, do të varet rezultati i procesit” ka thënë ai në takimin me Xhaferin.
Kryetari Kuvendit Xhaferi i riafirmoi angazhimet për proceset reformuese në Kuvend në sferat prioritare dhe se edhe krahas të gjitha sfidave me të cilat ballafaqohet, shumica aktuale në mënyrë aktive punon në finalizimin e reformave të parapara nga Plani i Qeverisë “3-6-9”, në të cilin janë inkorporuar edhe Rekomandimet e Pribesë.
Në lidhje me marrëdhëniet e mira fqinjësore, ai theksoi se kjo qeveri i kushton vëmendje edhe përparimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, kurse provë për këtë është nënshkrimi i Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim me Republikën e Bulgarisë, e cila paradokohe hyri në fuqi në të dyja vendet.
“Në pjesën e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Greqinë, në periudhën e kaluar, i dukshëm është afrimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve. Në këtë drejtim, i përsëriti pritjet që Raporti për përparimin për vitin 2017 të Komisionit Evropian edhe kësaj here ta përmbajë rekomandimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se Këshilli i BE-së do t’i vlerësojë reformat e arritura dhe do të caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim, ka theksuar Xhaferi.
Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve, procedurat për miratimin e tij dhe tërë procedura ligjvënëse në pajtim me Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, si dhe më hollësisht për pakon e reformave në sferën e gjyqësisë, administratës publike dhe reformave në sferën e sigurisë.
Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar.