Xhaferi u takua me drejtorin e Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë RAKVIAK

Shkup, 12 qershor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me Gjeneralin Jeronim Bazo, drejtor i RAKVIAK – ut, Qendrës për Bashkëpunim të Sigurisë.

Xhaferi, u zotua për thellimin e bashkëpunimit të vendosur me Qendrën Rajonale për Kontrollin dhe Verifikimin e Armatimit dhe ndihmën në implementimin. Njëkohësisht, ai u fokusua mbi parimet për të cilat angazhohet RAKVIAK  të cilat duhet t’i respektojmë, si anëtare të RAKVIAK-ut por edhe si faktorë që duhet të japin kontribut të fuqishëm në sigurinë rajonale.

Gjatë takimit, siç citohet në njoftim, Gjenerali Bazo shprehu kënaqësi të madhe për takimin e realizuar dhe njëkohësisht drejtoi falënderim për konferencën e suksesshme të Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe RAKVIAK-ut, që u mbajt vitin e kaluar në Shkup.

Drejtori Bazo i vlerësoi pozitivisht rrjedhat aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe tha se ky është shembull të cilin duhet ta ndjekin të gjitha shtetet.