Shkup, 26 dhjetor– Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot ndau paketa të Vitit të Ri për fëmijët e Shkollës Fillore të Posaçme “Idnina” dhe për fëmijët e sëmurë në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve, Departamenti i Onkologjisë.
“Të gjithë ne, udhëtimin e quajtur jetë e kemi filluar me dëshira dhe ëndrra, ca na janë realizuar, ca presim të realizohen, ca mundet nuk do të realizohen por megjithatë, të gjithë juve, ju uroj që udhëtimi juaj i jetës të jetë përplot surpriza të bukura të shoqëruara me shëndet të mirë, buzëqeshje të mrekullueshme dhe përqafime të ngrohta. Ju e meritoni këtë! Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri!”, tha Xhaferi.