Shkup, 16 prill – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot paradite me iniciativë të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi do të mblidhet kryesia parlamentare e cila duhet të bisedojë se si do të vazhdojë me punë Shtëpia ligjvënëse pas seancës së mbrëmshme e cila ishte ndërpre, ndërsa pakoja e pestë e masave antikrizë nuk u miratua.
Në takimin e kryesisë së Kuvendit, konform Ligjit do të marrin pjesë Xhaferi, dy nënkryetarët Goran Misovski dhe Fadil Zendeli s dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.
Xhaferi në seancën e djeshme ka paralajmëruar se do të kërkojë karantinë për Kuvendin, për shkak të mungesës së disa deputetëve nga shumica qeveritare shkaku i Kovid-19 dhe probleme tjera shëndetësore, si dhe refuzimit të opozitës të bëjë kuorum të miratohen ligjet e seancës së 32-të. Nuk janë miratuar as edhe ligjet e pakos së pestë të masave antikrizë për të cilat opozita u deklaruar se do të votojë.
Sipas informacioneve nga Kuvendi, të pakta janë gjasat se do të mbështetet ideja e kryetarit të Kuvendit Xhaferi për vënien e karantinës, por do të insistohet edhe sot të miratohen ligjet e pakos së pestë të masave antikrizë, ndihmë të cilën e presin mijëra qytetarë dhe biznesmenë.