Opozita e Malit të Zi ka reaguar ashpër pas ftesës së Talat Xhaferit në Parlamentin malazez me rastin e ratifikimit të Protokollit për në NATO. Njeriu i parë i Parlamentit të Maqedonisë është i padëshirueshëm në Parlamentin e Malit në Zi, reagoi opozita. Të paktën kjo ishte ajo që dukej sot, kur Xhaferi ndoqi ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqecdonisë në NATO. Sipas deputetëve të opozitës, Talat Xhaferi është një terrorist që ka qëlluar ushtarë maqedonas. “Z. Xhaferi është ish-anëtarë i organizatës terroriste, një njeri që gjuajti ushtarë maqedonas, policinë maqedonase, dhe me siguri gjuajti dhe serbët. Për këtë arsye, në këtë mënyrë sillem me të”, tha deputeti serb Jovan Vukuroviç. Përveç mesazheve dërguar kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë, deputetët malazez të opozitës kundërshtuan edhe votimin e Protokollit, duke kërkuar që të mos votonin për të, duke thënë se ishte kundër vullnetit të shprehur të qytetarëve maqedonas në referendum. “Gjithësej 36.89 për qind kanë dalë në referendum. Pra, populli i Maqedonisë hodhi poshtë protokollin për të cilin ne votojmë sot. Ne në Malin e Zi sot këtë akt e paraqesim si akt solemn dhe ne duhet të marrim pjesë në verifikimin e vullnetit jokombëtarë në Maqedoni. Kjo është një turp”, tha deputeti i Frontit Demokrat, Slaven Radunoviç. Zyrtarët e zgjedhur të qeverisë dhe kryetari i Parlamentit malazez kërkuan një qëndrim më të kulturuar ndaj kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Megjithatë, protokolli u miratua nga 44 deputetë, pa praninë e opozitës. Mali i Zi është vendi i pestë i NATO-s që mbështet zyrtarisht anëtarësimin tonë në Aleancë. (koha.mk)