Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë Mats Stafanson, i cili ia uroi zgjedhjen e funksionit kryetar i Kuvendit dhe shprehu pritje të sinqerta se procesi politik dhe ligjvënës në shtet së shpejti do të kthehen në rrugët e zakonshme.
Ambasadori, siç kumtojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, e nënvizoi gatishmërinë e mëtejshme të Mbretërisë së Suedisë që më ngushtë të bashkëpunojë në planin bilateral, posaçërisht midis parlamenteve të së dy vendeve dhe në këtë drejtim Xhaferit i dorëzoi ftesë nga spikeri i Suedisë Rikstad për vizitë zyrtare në vjeshtë në Mbretërinë e Suedisë të delegacionin pesëanëtarësh kuvendor i kryesuar nga ai, i cili si vizitë të parë zyrtare do të paraqes impuls të fuqishëm të vazhdimësisë së marrëdhënieve miqësore midis dy shteteve.
Xhaferi, duke iu falënderuar për ftesën, theksoi se Suedia është term i demokracisë, lirisë dhe nivel i lartë i kulturës parlamentare, ndërsa marrëdhëniet parlamentare midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Suedisë me këtë, siç thuhet, edhe një herë, do t’i konfirmojnë pjekurinë dhe intensitetin. Posaçërisht, shton, për shkak të faktit se në Suedi ekziston diasporë nga Maqedonia, e cila shumë dekada dhe shumë gjenerata jetojnë, punojnë dhe aktivisht kontribuojnë në jetën ekonomike dhe sociale të vendit.
Në takim janë këmbyer pikëpamje për gjendjet aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për obligimin kushtetues të Presidentit të Republikës së Maqedonisë për dhënie të mandatit për formim të qeverisë, me ç’rast Xhaferi ka informuar edhe për koordinimin e sotëm me përfaqësuesit e partive parlamentare rreth zgjedhjeve lokale.
Duke shprehur mbështetje për bashkëpunimin e mëtejshëm më të afërt ndërparlamentar, bashkëbiseduesit u dakorduan se marrëdhëniet e vendosura miqësore duhet të ruhen me përkushtim të fuqishëm dhe besim të ndërsjellë.