Shkup, 27 mars – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë Henrik Markush, në të cilën është biseduar për aktivitetet e Kuvendit të dalin si obligime nga Marrëveshja e Prespës.
Ambasadori Markush, siç informojnë nga shërbimi për media i Kuvendit, së pari i uroi Kryetarit Xhaferi për miratimin e suksesshëm të ndryshimeve të Kushtetutës, si faktor kryesor për procesin e mëtejshëm të integrimit të vendit në bashkësinë e NATO-s.
Në takim, Xhaferi ka theksuar se Kuvendit në mënyrë intensive punon në përmbushjen e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai potencoi se për punën e suksesshme kanë kontribuuar të gjitha subjektet politike, ndërsa me rëndësi të madhe e potencoi mbështetjen e miqve ndërkombëtarë.
Ambasadori Markush e potencoi mbështetjen e fuqishme nga ana e Republikës së Sllovakisë në aspiratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian.
Ky takim, siç informojnë nga Kuvendi, ishte nga vargu i takimeve protokollare me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s.