Shkup, 28 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot do të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë, kumtoi pres-shërbimi kuvendor.
Xhaferi, theksohet në kumtesë, do të japë mbështetjen e tij morale dhe institucionale ndaj viktimave të tërmetit katastrofal që e goditi vendin në mëngjesin e 26 nëntorit dhe shkaktoi dëme enorme materiale por para së gjithash, viktima njerëzore numri i të cilëve për fat të keq ende po rritet.