Shkup, 5 nëntor – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot është takuar me kryetarin e Këshillit nacional të Republikës së Austrisë, Vofgang Sobotka i cili qëndron për vizitë njëditore zyrtare në vend. Në takim, siç ka bërë të ditur Pres shërbimi parlamentar, dy përfaqësuesit shtetëror janë pajtuar se raportet e ndërsjella janë të mira dhe janë angazhuar për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e raporteve ekzistuese si në nivel parlamentar ashtu edhe shtetëror.
Xhaferi ka informuar Sobotkën për aktivitetet në Kuvend dhe aktualitetet e fundit në skenën tonë politike dhe njëherësh është falënderuar për mbështetjen e parezervë që Austria ia jep Republikës së Maqedonisë në përpjekjet e integrimit në strukturat euroatlantike, përkrahje e bazuar në Strategjinë e Komisionit Evropian për Ballkanin, por edhe rolin aktual të kryesuesit me BE-në. Në komunikatën theksohet se Sobotka e ka ftuar Xhaferin për vizitë zyrtare në Republiëkn e Austrisë dhe se gjatë vizitës pritet dy kryetarët e Parlamenteve të nënshkruajnë memorandum për mirëkuptim, si bazë e bashkëpunimit profesional mes shërbimeve të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit nacional të Republikës së Austrisë. Kryetari i Këshillit nacional të Republikës së Austrisë, Sobotka sot ka pasur paraqitje edhe para deptuetëve në Shtëpinë ligjvënëse të Republikës së Maqedonisë dhe është nënshkruar në Librin e përshtypjeve.