Xhaferi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish deputetit Stojan Kovaçevski

121

Kreu i Kuvenit, Talat Xhaferi në emër të deputetëve ka dërguar telegram ngushëllimi deri tek familja Kovaçevski, pas vdekjes së ish deputetit Stojan Kovaçevski.

“Shpreh ngushëllim edhe ndaj atyre që e njihnin, ndaj miqve dhe bashkëpunëtorëve të ish kolegut tonë të dashur, i bindur se kujtimi për të, veçantia dhe drejtësia e tij do të mbesin përjetësisht në kujtimet e tyre, sepse e di se ai do të jetë pjesë e kujtimeve tona për

betejat e përbashkëta për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. Ngushëllime të sinqerta, le të prehet në paqe!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Xhaferi shkruan se Kovaçevski kishte dhënë kontribut për të formuar strategji për të ardhmen e vendit.

“Stojan Kovaçevski ishte edhe deputet i mëparshëm shumëvjeçar, ishte

kolegu jonë i dashur dhe i respektuar i cili me parimësinë e tij, profesionalizimin dhe drejtësinë, ishte shembull për të gjithë kolegët, pa dallim në proveniencën politike. Pa dyshim se ishte pjesë e ndërtimit të pluralizmit politik në vendin tonë, dhe pjesë e marrjes së vendimeve të rëndësishme dhe strategjike për ardhmërinë e vendit”, thuhet në telegram.