Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot realizoi takim lamtumire me Luiza Vinton, koordinatore rezidente e Kombeve të Bashkuara (KB) dhe përfaqësuese rezidente e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PZHKB) në Republikën e Maqedonisë.
“Luiza Vinton u falënderua për mundësinë për takim dhe shprehu bindjen se do të vazhdojë edhe më tutje mbështetja nga ana e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht e PZHKB, që janë në dispozicion me përvojën e vet shumëvjeçare për mbështetjen e hapjes së parlamentit ndaj qytetarëve”, njoftoi pres shërbimi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Bashkëbiseduesit gjithashtu biseduan edhe për rolin e Kuvendit në zbatimin e projekteve të cilët do të mbesin si kujtim i bukur nga bashkëpunimi i ndërsjellë.
Vinton e potencoi kënaqësinë nga implementimi i marrëveshjes me Republikën e Greqisë me qëllim që Republika e Maqedonisë të bëhet sa më shpejt anëtare e plotfuqishme në NATO dhe BE, a kjo do të thotë jo vetëm siguri për vendin por edhe transformim i shtetit.
Ndërkohë Xhaferi shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u falënderua për angazhimin gjatë gjithë mandatit të saj duke i uruar sukses të mëtejshëm në karrierë dhe në të gjitha angazhimet e saj të ardhshme.