Shkup, 11 shtator – Qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë, sepse është vendim që na siguron mundësinë të jemi vend anëtar i BE dhe NATO. Kështu ka thënë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sipas të cilit, pa marrë parasysh dilemat se ka një grup parlamentar që ka një bindje ndryshe nga shumica paralamentare, kemi vlerësuar dhe kemi sjellë vendim që më 30 shtator përmes referndumit, qytetarët e Maqedonisë ta verifikojnë miratimin e Marrëvshjes me Greqinë të miratuar nga deputetët dhe të përcaktohen se janë pro apo kundër antaresimin në NATO dhe BE. Në një intervistë për RTVM2, Xhaferi është shprehur i bindur se qytetarët dinë ta dallojnë të ardhmen e tyre dhe të vendit brenda strukturës më të fortë ushtarake në botë. “Shumica e qytetarëve janë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, sepse nga Pavarësia e shtetit, mbi 70 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe në Alenacnë veriatlantike. 71 deputetë janë deklaruar se mbështesin vendimin për Marrëvshjen e ratifikuar me Greqinë kundrejt 49 deputetëve që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare. Ndërkohë, deputetët pro marrëveshjes dhe që kanë grupe parlamentare do të shfrytëzojnë mjetet financiare të Parlamentit për zhvillim të fushatës mediale pro referendumit, ndërsa deputetët e opozitës që nuk kanë formuar grupe parlamentare, nuk do të mund të shfrytëzojnë këto para…”, ka thënë kryeparlamentari. Xhaferi poashtu ka theksuar se nuk e di vendimin e fundit të Këshillit ekzekutiv të VMRO-së, por mbi gjitha qytetarët janë ata që vendosin pro apo kundër pyetjes së parashtruar në referendum. “Edhe përkundër dallimeve që kanë partitë në pozitë dhe ato të opozitës, këto dallume aspak nuk do të ndikojnë në organizimin e referendumit për shkak se Paralmenti qëndron pas zhvillimit të procesit të referendumi. Në parim, edhe si person dhë institucion kam besim të plotë në përcaktimin e qytetarëve duke pas parasysh se jo më pak se 70 për qind dekada me radhë janë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO. Ne do të sqarojmë tek ata qytetarë që ende kanë dilema se tani është momenti historik që Maqedonia e jo çështjet e ngushta politke, e kanë vendin në BE dhe NATO, se ardhmëria u takon rinisë sonë të barabartë me Perëndimin”, tha kryeparlamentari Xhaferi. (koha.mk)