Shkup, 30 nëntor – Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pret që faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese të përfundojë diku rreth dhjetorit, pas çka ka filluar faza e tretë dhe e fundit nga miratimi i amandamenteve kushtetuese. Tërë procesi do të rrumbullaksohet nga mesi i janarit.
Në Kuvend nesër fillon seanca plenare për ndryshimet kushtetuese, për çka pritjet e tij janë se do të përfundojë më shpejtë se afati i parashikuar ligjor.
“Dita e nesërme do të japë fotografi më të qartë për atë sa do të zgjas debati në seancën kuvendore. Duke marrë parasysh se opozita nuk mori pjesë në Komisionin e Kuvendit, nuk pres senzacionalizëm të vet seancës”, tha Xhaferi në takimin me gazetarët.
Pas miratimit të amandamenteve kushtetuese në Kuvend, për çka nevojitet 61 vota, propozuesi i ndryshimeve kushtetuese, respektivisht Qeveria duhet të organizojë debat publik prej tre ditëve, pas çka ka dy ditë të përgatis raport dhe pestën ditë ta dërgojë në Kuvend. Xhaferi pastaj është i obliguar që në afat prej 30 ditëve të caktojë seancë për miratimin final të amandamenteve, për çka sërish, si në fazën e parë, nevojitet shumicë prej dy të tretave.
Gjatë debatit publik për ndryshimet e amandamenteve në vend pritet të qëndrojnë eurodeputetët, të cilët e inicuan “Zhan Mone” procesin në Maqedoni, në kuadër të të cilit duhej të mbahet takimi, por për shkak të referendumit, e pastaj edhe ndryshimet kushtetuese, u anulua. Rregullorja për punën e parlamentit dhe Kodeksi i sjelljes, të cilat ishin pjesë e temave të diskutimit në kuadër të këtij procesi, pritet të miratohen deri nga fundi i vitit ose nga mesi i janarit.
Paralelisht me ndryshimet kushtetuese në Kuvend, po zhvillohet edhe debati i amandamenteve për Propozim-Buxhetin për vitin 2019, i cili do të ndërpritet për shkak të përfundimit të fazës së dytë nga ndryshimet kushtetuese. Më 27 dhjetor duhet të mbahet seanca e fundit këtë vit për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, ndërsa Parlamenti do të mbante eventualisht edhe dy seanca, prej të cilave një do të ishte për fjalimin vjetor të presidentit Ivanov, nëse kërkon.
Presidenti i Kuvendit konfirmoi se ai dhe disa deputetë tjerë janë ftuar në prokurori lidhur me hetimin për zgjedhje të tij për njeri të parë të Parlamentit më 27 prill 2017. Ai, siç tha, duhet të merret në pyetje në prokurori më 4 dhjetor.
Lidhur me rrogën e Nikolla Gruevski, i cili është deputet, dhe i cili ka ikur dhe ka marrë azil politik në Hungari, tha se derisa ka mandat, rroga do t’i paguhet, e cila do t’i zvogëlohet me secilën mungesë.