Shkup, 18 prill – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi prej nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.
Në suaza të vizitës është parashikuar të mbajë takime me homologun e tij turk, Ismail Kahraman, me nënkryetarin e Qeverisë së Turqisë Hakan Çaushoglu dhe me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan.
Xhaferi do ta vizitojë edhe Meuzoleun e Ataturkut si dhe pjesën e cila ishte bombarduar gjatë përpjekjes për grusht shtet më 15 korrik të vitit 2016.
Turqia është demokraci parlamentare. Prejse është formuar si republikë në vitin 1923, Turqia ka zhvilluar traditë të gjatë të sekularizmit. Kushtetuta është akti më i lartë juridik në shtet dhe ajo i citon rregullat bazë të qeverisjes të së drejtës dhe organet e saj.
Marrëdhëniet diplomatike mes Maqedonisë dhe Turqisë janë vendosur në vitin 1992 kur Turqia e pranoi vendin tonë nën emrin kushtetues.