Kuvendi është një nga institucionet kyçe për kthim të Republikës së Maqedonisë në rrjedhat demokratike dhe integrimet euroatlantike dhe për këtë arsye është e domosdoshme që të përforcohet roli i tij, për çka ka gatishmëri tej shumica e tanishme parlamentare, theksoi kryetari i dhomës ligjvënëse Talat Xhaferi në konferencën e sotme me temë “Përforcimi i rolit të Kuvendit – midis reformave dhe vullnetit politik”.
Perceptimi dhe besimi, siç tha Xhaferi, para së gjithash varen nga transparenca e punës së Kuvendit si pushtet ligjvënës, mandej nga çdo deputet, madje edhe nga shërbimi kuvendor. Lidhur me transparencën ai tha se parlamenti nuk fillon nga zero, por ka arritur nivel të caktuar që është pranuar edhe nga miqtë ndërkombëtarë. Theksoi në vendosjen e të ashtuquajturit e-parlament, pastaj ueb-faqen e Parlamentit, mundësinë përmes strimingut që live të ndiqen seancat plenare në Kanalin e Kuvendit i cili, siç tha, gjithashtu është në funksion të informimit të opinionit dhe sigurimit të transparencës në punën e Kuvendit.
Xhaferi paralajmëroi se së shpejti para Këshillit të Kanalit të Kuvendit do të inicojë debat se si të pasurohen përmbajtjet e Kanalit të Kuvendit i cili ka vetëm transmetim të drejtpërdrejt të seancave plenare, si dhe të seancave të Komisionit për financim dhe buxhet kur ai debaton për miratim të buxhetit të shtetit. Sipas kryetarit të Parlamentit, duhet të mendohet edhe për një rregullim shumë më të qartë të Kanalit të Kuvendit. Lidhur me përforcimin e rolit mbikëqyrës të Parlamentit, Xhaferi tha se nga aspekti normativ, nuk ekzistojnë pengesa më të mëdha për realizim të funksionit mbikëqyrës të Kuvendit mbi pushtetin ekzekutiv, por, megjithatë, praktika mbet pas rregullimit normativ.
“Në atë kontekst, nevojitet vullnet politik për krijim të praktikës për kontroll të vërtetë mbi pushtetin ekzekutiv”, tha Xhaferi. Jam i bindur, siç tha, se kjo shumicë parlamentare e ka atë vullnet të nevojshëm kritik e cila do t’i lëvizte punët në një drejtim pozitiv kur bëhet fjalë për realizim të funksionit mbikëqyrës të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Kryetari i Parlamentit potencoi se ai çdoherë do të jetë i hapur dhe i përgatitur të bisedojë për çdo kritikë, propozim ose iniciativë e cila vjen nga sektori joqeveritar, opinioni profesional, deputet ose grup i deputetëve madje edhe nga shërbimi kuvendor. Por përsëriti se megjithatë përgjegjësia para së gjithash është e deputetëve të cilët kanë fituar mandat nga qytetarët që ta udhëheqin shtetin, si edhe subjektet e tjera shoqërore duke i përfshirë edhe qytetarët.
Kryetari i Institutit për demokraci “Societas civilis” Marko Troshanovski tha se nga përbërja e re parlamentare pritet që në mënyrë konkrete dhe esenciale ta kryejë rolin mbikëqyrës të cilën e ka një nga rolet esenciale për çka duhet të bëhen disa ndryshime të rregullores, por para së gjithash, duhet të notohen trupat rregullator dhe mbikëqyrës de agjencitë, të punojnë në mënyrë të përgjegjshme, efikase dhe njerëzit të cilët i udhëheqin të marrin përgjegjësi në qoftë se nuk funksionojnë.
Troshanovski gjithashtu kërkoi që të ketë përgjegjësi për të gjithë ata funksionarë të cilët nujk do të vijnë në debatet e komisioneve të cilët do t’u dedikohen punës së trupave të tyre. Gjithashtu, u theksua se parlamenti duhet të jetë i hapur dhe të ekzistojë debat për ligjet që do të miratohen dhe të mos ndodhë që një numër më i madh i ligjeve të miratohen me procedurë të shkurtuar si viteve të kaluara.
Troshanovski vërejti edhe në nevojën nga përforcimi i rolit të sektorit OJQ i cili me rëndësinë e saj mund të kontribuojë. Për momentin kjo është vetëm mundësi. por jo edhe obligim që kryesuesit e komisioneve të ftojnë ekspertë nga sektori civil. Koordinatori i grupit të deputetëve të BESËS Afrim Gashi tha se një nga gjërat themelore për të cilat ata do të angazhohen është që Kuvendi ta kthejë pozitën e vërtetë të cilën e ka në shoqëri. “Derisa Kuvendi nuk është institucion qendror në sistemin politik të Republikës së Maqedonisë çdoherë do të kemi probleme”, konsideron Gashi.
Gashi shtoi se edhe kur BESA flet për ridefinim të Maqedonisë flet në këtë drejtim. “Dëshirojmë t’i përmirësojmë institucionet ose t’i kthejmë atje ku duhet të jenë”, tha Gashi. Përfaqësues të Lëvizjes BESA sot nuk do të marrin pjesë në bisedimet me BDI-në dhe partitë e tjera shqiptare në “Aleksandar Palas”. “Si parti parlamentare Kuvendi është vend ku duhet të bisedohet për të gjitha gjërat. Ne nuk dëshirojmë të takohemi nëpër hotele. Dëshirojmë që kjo të jetë publike, transparente dhe të bisedojmë si parti politike”, tha Gashi.
Tomisllav Tuntev, koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së tha se problemi më i madh në punën e deritanishme dhe angazhimin e deputetëve nuk kanë qenë ligjet, por implementimi i tyre. Në konferencën e sotme për përforcim të rolit të Kuvendit debatohet për avancimin e rolit mbikëqyrës të Parlamentit, për cilësinë e debatit kuvendor dhe për rritje të përfshirjes së qytetarëve në punën e Kuvendit. Marrin pjesë përfaqësues të partive parlamentare me përjashtim të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, ish-deputetë, si dhe përfaqësues të sektorit civil.