Xhaferi për vizitë zyrtare në Austri

Shkup, 13 majKryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi prej sot po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, gjatë të cilës do të ketë takime me nikoqirin e tij, kryetarin e Këshillin nacional austriak, Volfang Sobotka, informoi shërbimi kuvendor për shtyp.

Xhaferi shoqërohet nga sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova dhe deputetët dhe anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Austrinë, Rexhail Ismaili dhe Meri Llazarova.

Sipas agjendës, përveç me Sobotkën, parashihet që delegacioni të realizojë takim edhe me nënkryetarin e Këshillit aleat, Magnus Bruner, me anëtarët e grupit parlamentar bilateral Austri – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe kryetaren Shtefani Krisper dhe anëtarët e Komisionit për punë të jashtme politike me kryetarin Andreas Shider.