Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, prej sot është në vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai, me ftesë të Kongresmentit Dejvid Pitinxher, do të marrë pjesë në Forumin e dhjetë parlamentar të sigurisë, që do të mbahet më 07.12.2017 në Uashington. Përveç pjesëmarrjes në Forum, janë parashikuar edhe takime me më shumë kongresmenë dhe përfaqësues të Stejt Departmentit.