Gjatë intervistës së gazetares Arta Tahiri në emisionin Rruga drejt me të ftuar kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe ekspertë të sigurisë, në pyetjen drejtuar të parit të Kuvendit se si do ta marri tani e tutje rrogën deputeti Nikolla Gruevski, ai u përgjigj:
Aktualisht Nikolla Gruevski ka mandat të deputetit, dhe për deri sa ka mandat s’ka pengesë juridike për t’ia ndaluar rrogën, sepse rrogën e përcakton statusi i deputetit. Mirëpo nëse nuk paraqitet për të paktën 3 seanca rroga do t’i shkurtohet me 15 për qind dhe ne mund të bëjmë vetëm këtë, aq sa parashikon ligji.