Shkup, 30 janar – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot paralajmëroi se nëse në Parlament dorëzohet Propozim-ligj i harmonizuar për prokurori publike dhe për nga përmbajtja dhe me shumicë të dakorduar, ai menjëherë do të vendoset në seancë kuvendore.
“Ka një mundësi të tillë në rregullore”, deklaroi Xhaferi në takimin me gazetarët, duke shtuar se varet nga vullneti i përbërjes parlamentare.
Ai paralajmëroi se Protokolli për ratifikimin e marrëveshjes për në NATO me veprim të vonuar do të miratohet më 11 shkurt në seancë në të cilën janë ftuar të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve-anëtare të Aleancës të rajonit – Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, si dhe përfaqësues të të Asamblesë Parlamenatre të Aleancës dhe të sekretarit të përgjithshëm të Paktit, Jens Stoltenberg.
Ftesa për prezencë në seancë u janë dërguar edhe ish presidentëve të shtetit dhe ish kryetarëve të Parlamentit, si dhe liderëve të LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.
Protokolli ratifikohet me shumicë absolute të numrit të përgjithshëm të deputetëve, gjegjësisht 61 vota.