Shkup, 13 prill- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi sot dhe nesër do të marrë pjesë në -Sesionin e pestë plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore.
Përveç fjalimit në Sesionin plenar, Xhaferi do të realizojë dhe disa takime bilaterale.
Në delegacionin e Maqedonisë që e kryeson kryetari i Kuvendit janë edhe deputetët Teuta Bilali, Xhevat Ademi dhe Hari Llokvenec.