Shkup, 10 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi tha se sot përfundojnë debatet publike për amendamentet kushtetuese dhe se pret qeveria t’i parashtrojë që pastaj Parlamenti më 17 dhjetor të thërret komisionin për çështje kushtetuese ku do të mund deputetët të propozojnë amendamente.
Sipas Xhaferit, i tërë procesi duhet të mbarojë ka mesi i janarit, dhe si datë të mundshme se kur mund të caktojë seancën plenare theksoi 9 janarin, gjegjësisht 15 janarin, kur duhet të ndodhë votimi i ndryshimeve kushtetuese.
Në fazën e fundit për votimin e ndryshimeve kushtetuese nevojiten dy të tretat e votave.
Xhaferi këtë e deklaroi pas takimit me homologun e tij shqiptar Gramos Ruçi