Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot u takua me ministrin shtetëror të Punëve të Jashtme të Japonisë, Kuzujuki Nakane.
Në takim, siç komunikojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit, Xhaferi e ka shprehur mirënjohjen dhe kënaqësinë e tij nga vizita e delegacionit japonez me rastin e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Republikën e Maqedonisë dhe shfaqi shpresë se kjo do të jetë mundësi e mirë për intensifikim dhe thellim të marrëdhënieve të ndërsjella mes dy vendeve.
Xhaferi ka shprehur se hapja e Ambasadës së Japonisë do të jetë ndikim për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të fuqishëm, ndërsa distanca gjeografike nuk duhet të jetë pengesë në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme të dy vendeve.
Në takim, Xhaferi e ka informuar ministrin japonez se është formuar grupi parlamentar për bashkëpunim me Japoninë me ç’rast është theksuar se theksi kryesor i bashkëpunimit mes dy vendeve duhet të jetë në fushën e ekonomisë, arsimit dhe kulturës.
Nakane theksoi se Japonia dhe Maqedonia kanë potencial të madh për bashkëpunim në shumë fusha. Ai dërgoi mbështetje për Qeverinë e re të Maqedonisë, si hap të parë që çon drejt stabilizimit, si dhe mbështetje drejt integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë.
Në fund dy bashkëbiseduesit e kanë shprehur gatishmërinë e tyre të avancimit dhe përforcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.