Shkup, 28 tetor – Kemi punuar dhe kemi arritur shumë në ndryshimin e perceptimit të qytetarëve për shtëpinë ligjdhënëse. Konfirmimi për këtë është raporti i fundit i Komisionit Evropian, në pjesën për Kuvendin ku vlerësohet se është bërë progres në zbatimin e Planit Strategjik 2018-2022, theksoi kryetari i Kuvendimit Talat Xhaferi në e-konferencën për Parlament të hapur, Planin e veprimit të partneritetit për qeveri të hapur 2012-2023.
Në fjalimin e tij, Xhaferi theksoi se në situatën aktuale me Kovid-19, Kuvendi si institucion përpiqet të jetë transparent dhe punon në një faqe të re interneti për të mundësuar qarkullim më të mirë të informacioneve për qytetarët.
“Për fat të keq, realiteti të cilin e jeton sot e gjithë bota, është realiteti i imponuar nga KOVID-19 dhe kanosja globale ndaj shtyllave shëndetësore dhe ekonomike të çdo shteti, pa përjashtim, dhe kjo paraqet sfidë tejet të madhe për mbajtjen e këtij diskursi me orientim kah mbajtja virtuale e aktiviteteve a përsëri, zbatimin cilësor dhe efikas të kompetencave kushtetuese të pushtetit ligjvënës. Bashkë punojmë në ueb faqen e re të Kuvendit, studion e re të Kuvendit, me qëllim të mundësimit të qarkullimit më të mirë të informacioneve për qytetarët, si rrjedhojë, edhe pjesëmarrjen e tyre më e madhe në aktivitetet e Kuvendit, në procesin ligjvënës”, theksoi Xhaferi.
Shtoi se për Kuvendin, ku vlerësohet se përparim është arritur në zbatimin e Planit strategjik 2018-2022 me përmirësimin e funksionit mbikëqyrës mbi pushtetin ekzekutiv, përforcimin e marrëdhënieve me faktorët e jashtëm mbikëqyrës, përmendet hapja e Zyrës Parlamentare Buxhetore dhe pjesëmarrja aktive e partive politike në Dialogun Zhan Mone. Për ne janë me rëndësi të jashtëzakonshme edhe ndryshimet e Ligjit për Kuvendin me të cilat përforcohet pavarësia e resurseve njerëzore dhe në këtë drejtim është Analiza e përpiluar funksionale, me qëllim të shfrytëzimit efektiv dhe maksimalisht mirë të kapaciteteve ekzistuese, me qëllim të përmirësimit të funksionalitetit të institucionit. Me të gjitha aktivitetet e veta në drejtim të dispozicionit për qytetarët nëpërmjet moduleve dhe formave më të ndryshme të inkuadrimit të tyre në punën e Kuvendit, arritëm të bëhemi më të afërt, më të hapur, më të arritshëm dhe transparentë në punën tonë, thotë Xhaferi.
Potencoi se mbeten të përkushtuar ndaj Partneritetit të qeverisë së hapur dhe në këtë drejtim, filluam me procesin e përgatitjes së planit të ri 2021-2023.
Konferenca e sotme virtuale për Parlament të Hapur, Plani i veprimit i partneritetit të Qeverisë së hapur 2021-2023, organizohet si pjesë e Javës globale të hapjes së legjislacionit organizuar nga e-rrejti për Parlament të hapur.