Ankara, 19 prill – Vizita në Turqi është me rëndësi të veçantë për Maqedoninë dhe paraqet vërtetim për marrëdhëniet miqësore dhe vëllazërore të të dyja shteteve, porositi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në takimin me homologun e tij, spikerin turk të Kuvendit të madh kombëtar të Turisë, Ismail Kahraman.
Xhaferi, i cili është për vizitë zyrtare në Turqi, tha se Turqia i jep mbështetje të parezervë Maqedonisë për aspiratat euroatlantike të vendit tonë.
“Jam falënderues edhe për mbështetjen të cilën Turqia e jep në angazhimet multilaterale dhe institucionet ku vendi ynë ka nevojë”, theksoi Xhaferi, njofton raportuesi i MIA-s nga Ankaraja.
Në takimin, i cili përkon me zgjedhjet e dakorduara jo të rregullta në Turqi, Xhaferi, Kahramanit i dëshiroi sukses në zgjedhje dhe e ftoi për vizitë në Maqedoni.
Spikeri i Maqedonisë vendosi lule në varrin e Kemal Ataturk në Mauzoleun dhe e vizitoi Muzeun e babait të Turqisë moderne.