Kabineti i kryetarit të Kuvendit sot përmes një kumtese informon se është dërguar letër deri te presidenti Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. “Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi, sot me letër e ka njoftuar presidentin e shtetit Gjorge Ivanov se është formuar shumicë parlamentare dhe është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë” theksohet në kumtesë. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, siç theksohet, pret se presidenti Ivanov do të veprojë sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.