Xhaferi: Holokausti ose cilido lloj i gjenocidit, asnjëherë nuk guxon të përsëriten

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në mënyrë aktive merr pjesë në shënimin e 75 vjetorit të deportimit të 98 për qind të popullatës hebraike në Maqedoninë e atëhershme në kampin e përqendrimit të vdekjes Treblinka, duke e dënuar kështu holokaustin si dhe të gjitha format e gjenocidit dhe shkeljes së të drejtave të njeriut, siç janë antisemitizmi, diskriminimi, gjuha e urrejtjes, ksenofobia, racizmi. Këtë e theksoi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në seancën e 37-të me rastin e 75 vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Republika e Maqedonisë në kampin e përqendrimit vdekjeprurës Treblinka.

“Përmes miratimit të Deklaratës me rastin e 75 vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në kampin e përqendrimit Trblinka porosisim se holokausti ose cilido gjenocid tjetër asnjëherë nuk guxon të përsëriten”, theksoi Xhaferi. Shtoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në seancën e 35-të që u mbajt më 5 mars me mbështetjen e të gjithë deputetëve nga të gjitha partitë politike të prezantuara në Kuvend, miratoi Deklaratë me rastin e 75 vjetorit  nga deportimi i hebrenjve në kampin e përqendrimit Treblinka. Deklaratën në seancën e sotme e lexoi deputeti i LSDM-së, Tomislav Tuntev.

“Kuvendi ia dedikon këtë Deklaratë seancë përkujtimore, hebrenjve të Maqedonisë, viktima të holokaustit dhe e miratoi me rastin e 75 vjetorit nga deportimi i hebrenjve nga Maqedonia në kampin e përqendrimit Treblinka, e thekson përkushtimin e përhershëm të shtetit tonë që të mos harrohen asnjëherë 7.144 hebrenjtë nga Maqedonia, si dhe të gjithë hebrenjtë e tjerë dhe viktimat e tjerë të holokaustit, veçanërisht e thekson rolin e jashtëzakonshëm dhe punën e Qendrës përkujtimore të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia në planin e përkujtimit, arsimit dhe hulumtimit të holokaustit, apelon në të gjitha aktivitetet dhe projektet të cilat kanë të bëjnë me temat lidhur me holokaustin që fokusi të vendoset tek gjeneratat e reja dhe përfshirjen e tyre në to”, tha Tuntev.

Potencoi se Deklarata do t’i dorëzohet Knesetit të shtetit të Izraelit, KB-së, Këshillit të Evropës, OSBE-së, Parlamentit Evropian, Aleancës ndërkombëtare për përkujtimin e holokaustit, Kongresit botëror hebraik dhe organizatave të tjera relevante ndërkombëtare dhe do të publikohet në Gazetën zyrtare të RM-së. Në seancë pati fjalim edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Rabin Eliahu Mihael Ben – Dahan, i cili tha se Izraeli dhe Maqedonia kanë histori dhe fat të ngjashëm. Ai i përkujtoi të pranishmit për vendimin e guximshëm të bashkëqytetarëve tanë të cilët me veprimet e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt fqinjët e tyre hebrenj.

“Maqedonia në ditën e sotme kujton në të kaluarën e saj hebraike dhe konkludoi se Izraeli angazhohet dhe i ndihmon Maqedonisë, por edhe të gjithë meridianëve ku nevojë për ndihmë. Bashkëpunimi midis dy vendeve është në rritje, por ekzistojnë fusha në të cilat mund të avancohet ai”, shtoi Rabin Eliahu Mihael Ben – Dahan. Të pranishmëve iu drejtua edhe zëvendëskryetarja e Qeverisë së Rumanisë, Ana Birçal, e cila theksoi se Rumania i respekton vlerat shoqërore të cilat kujdesen për ruajtjen e përkujtimit për holokaustin dhe luftojnë kundër antisemitizmit, racizmit dhe urrejtjes.

“Trashëgiminë që do t’ua transmetojmë gjeneratave të ardhshme është paqe, dashuri, tolerancë dhe respektim të dinjitetit njerëzor”, shtoi Birçal. Në seancë, morën pjesë e dhe kryeministri Zoran Zaev, ministra, liderë të bashkësive fetare, shefa të misioneve të huaja diplomatike konsullore të akredituar në Republikën e Maqedonisë, delegacioni nga BeH-ja, i kryesuar nga kryesuesi i Këshillit të ministrave, Denis Zvizdiq, delegacione nga Izraeli, Rumania, Polonia, SHBA-ja, institucione hebraike ndërkombëtare… Në seancën e sotme morën pjesë edhe deputetë nga opozita.