Shkup, 1 maj – Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, i cili është për vizitë dyditore në Maqedoni, sot realizoi takim me kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferi. Gjatë takimit Talat Xhaferi i ka thënë të dërguarit amerikan se: “si oficer që jam, nuk di të tërhiqem mbrapa, por do vazhdojë në rrugën time si kryetar i Kuvendit për të formuar Qeverinë e re dhe institucionet e tjetra të vendit”. Zyrtari i lartë amerikan pati takim edhe me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov ndërsa pritet të takohet edhe me liderët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe të LSDM-së Zoran Zaev. Takimi Xhaferi-Hojt Li u zhvillua në kabinetin e Xhaferit në Parlament.