Shkup, 31 korrik – Parlamenti do të punojë deri më 10 shtator kur kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi pret të fillojë fushata për referendumin, që, megjithatë, tashmë është caktuar për më 30 shtator. edhe pse propozues të vendimit janë deputetët, Xhaferi thotë se bartës së fushatës do të mund partitë politike, por edhe Qeveria, dhe madje edhe Kuvendi.
“Tashmë tre dekada qytetarët e RM-së pa dallim të përkatësisë së tyre etnike dhe fetare, në pothuajse 80 për qind, janë për procesin integrues të Republikës së Maqedonisë dhe në këtë kontekst pres të rritet dalja në votim për çështjen e referendumit. Në parim gjithmonë jam optimist dhe u besoj qytetarëve se e kanë kuptuar mesazhin dhe nevojën për referendumin dhe do ta shprehin përcaktimin e tyre të jenë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, tha Xhaferi në brifingun e rregullt të sotëm me raportuesit nga puna e Kuvendit.
Sipas tij, edhe ata që do të përcaktohen të mos marrin pjesë në referendum, do të kenë një lloj fushate.
Vendosja në referendum lidhur me karakterin konsultativ, është punë e propozuesve, shtoi Xhaferi.
Ai informoi se Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë në Gazetën Zyrtare do të shpallet pas referendumit, edhe pse paraprakisht kishte një mendim tjetër lidhur me këtë çështje.
“Konsideroj se koha më e përshtatshme të ndodhë kjo është pas prononcimit të qytetarëve lidhur me çështjen e referendumit, sepse në një kontekst të caktuar i gjithë suksesi i Marrëveshjes varet nga vendim i qytetarëve të cilin do ta marrin në referendum edhe kjo është koha më e përshtatshme të veprohet lidhur me marrëveshjen”, tha Xhaferi.
Në takimin me gazetarët ai informoi se Kuvendi do të bëjë pushim me seancat plenare deri më 20 gusht dhe se seanca e parë mund të thirret rreth 29 dhe 30 gusht.
Në periudhën pas pushimeve verore duhet të pritet, sipas kryetarit të Parlamentit, Kuvendi t’i zgjedhë anëtarët e disa komisioneve të shkallës së dytë të cilat kanë mbetur pa njerëzit e tyre të parë pas shkarkimit të tyre, por gjithashtu edhe të zgjidhet drejtori i APT-as.
Këto ditë duhet të përfundojë edhe procedura për përcaktimin e projeksioneve për buxhetin e Kuvendit për vitin e ardhshëm. Në gjysmën e parë të vitit Kuvendi ka pasur 57 seanca prej të cilave dhjetë nuk kanë përfunduar.